Marina ka publikuar imazhe të reja.
Moderatorja shqiptare Marina Vjollca ka realizuar sërish një set fotografik gjatë periudhës së shtatzënisë, ku po merr vëmendje me pozat me barkun e rrumbullakosur, shkruan lajmi.net.
Deri më tani ajo dhe Geti nuk kishin bërë ndonjë postim për të treguar gjininë e foshnjës, ani pse kishte aludime të ndryshme.

Në fotot e fundit me anë të mbishkrimit Marina e konfirmoi se ajo dhe Geti do të bëhen prindër të një vajze.
“Mezi po te presim picirukja jone”, ka shkruar moderatorja sipër imazheve.
Përndryshe, vajza do të jetë fëmija i parë për Getin dhe Marinën pas 4 viteve martesë.