“Situata e pandemisë pritet të përkeqësohet drejt një katastrofe”, kështu thotë presidenti shqiptar Ilir Meta.
Ai në Facebook shkruan se, i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama dhe ministres Ogerta Manastirliu për situatën nga pandemia COVID-19.
Nisur nga bilanci i djeshëm i COVID-19, Meta thotë se shtrohet si domosdoshmëri një rivlerësim tërësor i situatës dhe masave të marra në raport me të, duke konsideruar edhe afrimin e stinës së ftohtë, si një tjetër faktor rëndues.
“Me përshkallëzimin e krizës së rëndë politike e institucionale, veçanërisht pas shkeljes brutale e të njëanshme të Marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit, situata e pandemisë pritet të përkeqësohet drejt një katastrofe, që duhet parandaluar në kohë”, shkruan Meta.