Dy orë para nisjes së tubimit, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka publikuar një mesazh drejtuar qytetarëve.
Meta, me një tufë mimozash në duar, shprehet se “Kushtetuta e popullit po pret popullin e Kushtetutës”.
“Të dashur motra dhe vëllezër, Kushtetuta e popullit po pret popullin e Kushtetutës. Edhe pak momente na ndajnë nga nisja e “pranverës kuqezi”. Mirë se vini të gjithë!”, shprehet presidenti Ilir Meta.
Ndryshe tubimi i thirrur nga presidenti Meta, fillon nga ora 17:00.