Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka vijuar akuzat ndaj kreut të qeverisë Edi Rama.
Nga emisioni “Opinion” Meta ka thënë se i vetmi person me rekorde kriminale që ai ka takuar ndonjëherë është pikërisht kreu i qeverisë Edi Rama.
Meta: Me shpifjet e kryeministrit tonë të dashur nuk kam kohë të merrem. I vetmi person me rekorde kriminale që mund ta kem takuar, është Edi Rama. Shikoni renditjen e Shqipërisë sa i përket trafiqeve, pastrimit të parave. Unë jam këtu në Presidencë, jam tek shtëpia ime, jam te Pallati i Brigadave, në Rezidencën në Durrës dhe në Lalz ku jetoj. Këto janë të ruajtura nga Garda.
Sa herë i ka hapur negociatat. Për Shqipërinë është e rëndë që ai ka ngritur murin e Rilindjes, jo Partisë Socialiste se ajo është në zemrën time, ka ngritur murin kundër integrimit evropian sepse ka frikë dhe tmerr nga votat në radhë të parë të Partisë Socialiste, prandaj nuk hap listat sepse me lista të hapura humb kontrollin e partisë dhe nuk del dot deputet.
Kush i futi në Parlament trafikantët e drogës dhe prostitucionit. Sa kryetar bashkish janë bosh sot? Kush i bëri këto? Si mund të besohet ky njeri. Ky është “mister” një prilli, mister gënjeshtra.