Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka dekretuar mëngjesin e së enjtes ndryshimet më të fundit në kabinetin qeveritar.
Me këto dekrete, Meta shkarkoi Edi Ramën nga detyra e Ministrit të Jashtëm dhe dekretoi në këtë vend Olta Xhaçkën.
Gjithashtu u dekretua dhe ministri Niko Peleshi në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, shkruan A2 CNN.
Dekreti i Presidentit
“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta, ka dekretuar sot shkarkimin e Edi Rama nga detyra e Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme dhe zonjës Olta Xhaçka nga detyra e Ministrit të Mbrojtjes. Po sot, Presidenti Meta ka dekretuar emërimin e zonjës Olta Xhaçka në detyrën e Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme dhe zotit Niko Peleshi në detyrën e Ministrit të Mbrojtjes”.

