Messi pritet të qëndrojë edhe një vit te Barça

Lionel Messi tani është duke menduar që të qëndrojë te Barcelona edhe një vit pas bisedimeve ndërmjet klubit dhe babait të tij, Jorge, i cili gjithashtu është edhe agjent i tij.

Madje kanali televiziv argjentinas TyC Sports raporton se gjasat që Messi të mbetet në Camp Nou janë 90 për qind, transmeton KOHA.

Nëse Messi vendos të qëndrojë edhe për një vit te Barcelona, deri në përfundimin e kontratës së tij në 1 qershor 2021, raportohet se do të përfitojë 63 milionë funte bonuse.