Lionel Messi ka arritur në konferencën për shtyp në Camp Nou, ku do ta sqarojë situatën e tij.
Messi dhe Barcelona tronditën botën kur doli se ylli argjentinas do të largohej nga klubi, pasi një kontratë që ishte rënë dakord në parim dështoi në momentin e fundit nga rreziku financiar i klubit.
Barcelona njoftoi se sulmuesi i tyre legjendar do të largohet, me të ardhmen e Messit tani gjithnjë e më të pasigurt.
Sot (e diel), Messi ka arritur tashmë në ambientet e stadiumit Camp Nou, ku pritet ta mbajë konferencën e tij për shtyp ku do të sqaroj situatën e tij.
Megjithatë, me të arritur në ambientet e Camp Nou, ylli argjentinas ka shpërthyer në lot.
Messit i janë dashur disa minuta të kendellet për të filluar konferencen e tij të paraparë.