Legjendat e Barcelonës në të kaluarën dhe të tashmen ishin në qytet për darkë të hënën në mbrëmje.
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez festoi ditëlindjen e tij të 42, dhe ai u takua me miqtë mbrëmë për të pasur një darkë festive.
Ata miq përfshinin Lionel Messin, i cili fluturoi nga Parisi, si dhe Sergio Busquetsin dhe Jordi Alban.
Të katërtit ishin bashkëlojtarë për disa kohë te Barça, dhe Xavi tani është trajner i Albas dhe Busquetsit. Messi para fillimit të këtij edicioni u largua nga Barcelona për t’iu bashkuar Paris Saint-Germainit. Po ashtu, të pranishëm në këtë darkë ishin edhe gratë e personave të lartëpërmendur. P
ara hyrjes në restaurant shumë gazetarë u munduan të marrin ndonjë deklaratë nga Messi por argjentinasi nuk u prononcua. Mbetet te shihet nëse kjo darkë ishte vetëm për ditëlindjen e Xavit apo është diskutuar edhe rikthimi eventual i Messit në “Camp Nou”.