Lionel Messi vazhdon të shkruajë histori. Futbollisti argjentinas hyri në librat e historisë me dy golat ndaj Perusë, në ndeshjen të cilën Argjentina e fitoi 2:0 në kualifikuese për Kampionatin Botëror.
Me fitoren, Argjentina ruajti rekordin perfekt në kualifikueset e Amerikës së Jugut, duke fituar katër ndeshje nga po aq të luajtur, me një golaverazh 7:0.
Messi shënoi hgolat në minutat e 32-të dhe të 42-të, ndërsa goli i parë ishte i mrekullueshëm.
36-vjeçari arriti në kuotën e 31 golave në kualifikueset e Botërorit. Ai kaloi Luis Suarezi dhe u bë golashënuesi më i mirë në historinë e kualifikimeve të Amerikës së Jugut për Kupën e Botës.