Vetëm pak ditë pas nderimit të tij prekës për Diego Maradonën, emri i Lionel Messit po përmendet me një ikonë tjetër të futbollit botëror.
“El Pais” ka shkruar të martën se Messi është shumë afër për ta tejkaluar rekordin e Peles, që e mban për më së shumti gola të shënuar për një klub.
Pele aktualisht ka 643 gola të shënuar për Santosin derisa Messi deri më tash ka arritur të shënojë 641 gola me fanellën e Barcelonës. Kështu që, yllit argjentinas i duhen vetëm edhe tre gola për ta rrëzuar brazilianin Pele nga froni.
Pele e pati arritur rekordin e tij të golave përgjatë 19 sezoneve te skuadra e Santosit, derisa Messi është në edicionin e tij të 17-të te Barcelona.