Mësimdhënësit të shqetësuar për koeficientin

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se vazhdimisht po pyetet nga mësimdhënësit se sa do të jetë vlera e koeficientit në Ligjin e Pagave.

Jasharaj ka thënë se janë të shqetësuar që vlera e koeficientit “po mbahet e fshehtë”, duke shtuar se në një takim që kanë pasur me kryeministrin Albin Kurti, u është përmendur se vlera e koeficienti do të bëhet e ditur gjatë janarit.

 
“Kur është pyetja të koeficienti, po e them jo vetëm ne si SBASHK po edhe sindikatat tjera janë të shqetësuara sepse duke mos e ditur koeficientin ne edhe nuk mund t’i tregojmë anëtarësisë se sa do të jetë paga e tyre, pavarësisht faktit se numrin e koeficienteve e dimë. Në një takim që e ka pasur kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Kosovës, Atdhe Hykolli me kryeministrin na është thënë se ai ka premtuar se në muajin janar do të publikohet zyrtarisht koeficienti”, ka theksuar Jasharaj 

Ai ka thënë se janë përfolur vlera të ndryshëm të koeficientit për pagë. “Janë përfolur disa koeficiente, dikush ka thënë 120 euro, dikush pak më shumë se kjo, dikush pak më pak dhe kjo ka krijuar edhe një huti dhe të iu themi të vërtetën për momentin ne edhe nuk kemi përgjigje kur anëtarësia na bëjnë pyetjen sa do të jetë paga e tyre, por jemi të sigurt se pozicioni i sektorit të arsimit është në nivel të duhur mes koeficienteve ashtu edhe siç e kemi pasur versionin tonë”, është shprehur Jasharaj. /EO/