Kryetari i Sindikatës SBASHK-ut u përball me dy mësimdhënëse gjatë vizitës së tij në shkollën “Ismail Qemali” në kryeqytet.
Mësimdhënësja Refiqe Hamiti kërkoi që të ndalet greva dhe nxënësit të kthehen në mësim. Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka thënë se kjo mësimdhënëse është “militante e Albin Kurtit”.
“Të lutem i nderuar kryetar mbrona edhe ngrite dinjitetin dhe kthena në mësim, jemi duke e humbur njerëzoren. Keni inate, leni këto, kthehuni në shkollë”, ka thënë mësimdhënësja.

Ndërsa Frashër Krasniqi shkruan se këta mësimdhënës po veprojnë “sipas udhëzimeve konspiracioniste të pushtetit”.
“Kjo ishte “mesimdhenesja” qe foli kundër sindikatës. Rafiqe Hamiti, militante e Albin Kurtit. Gjuha fashiste e Elvis Hoxhës, po përcillet me infiltrimet e dhunshme të militantëve t’pushtetit e grevëthyesve servilë t’Kurtit. Ata, sipas udhëzimeve konspiracioniste t’pushtetit, sindikalistët po i quajnë “armiq, o armiq”. Por mësimdhënësit duartrokitën sindikatën”, shkroi Krasniqi.