Merret një vendim i mirë për qytetarët që udhëtojnë me autobus nga qytetet tjera

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se tani e tutje do të gjithë udhëtarët e vendeve tjera, që vijnë me autobus, biletën e tyre mund ta shfrytëzojnë në Trafikun Urban të kryeqytetit, për të udhëtuar falas.

Rama ka thënë se një vendimi hyn në fuqi qysh nga dita e sotme, 17 mars 2025.

“Ky është edhe një hap tjeter i rëndësishëm në procesin e reformës për transportin publik në Kryeqytet, nga i cili do të përfitojnë edhe qytetarët e Kryeqytetit. Me këtë organizim të ri të transportit publik, Kryeqyteti do të ketë më pak vetura, më pak trafik, më pak ndotje ambientale dhe më shumë organizim dhe siguri”, ka shkruar mes tjerash ai në Facebook.

Njoftimi i plotë:

Të gjithë udhëtarët që vijnë nga çdo qytet i Kosovës në “Stacionin e Autobusëve” në Prishtinë, njoftohen se, në biletën e tyre ndërurbane do të inkorporohet falas bileta gjithëditore për transportin urban në Kryeqytet!

Ky vendim ndodh për herë të parë në historinë e transportit urban në Kryeqytet dhe është pjesë e reformës së transportit publik urban, që shënon një hap të madh në përmirësimin e shërbimeve publike. Vendimi hyn në fuqi nga sot, më datë 17.03.2025.

Ky është edhe një hap tjeter i rëndësishëm në procesin e reformës për transportin publik në Kryeqytet, nga i cili do të përfitojnë edhe qytetarët e Kryeqytetit. Me këtë organizim të ri të transportit publik, Kryeqyteti do të ketë më pak vetura, më pak trafik, më pak ndotje ambientale dhe më shumë organizim dhe siguri.

Bashkë, po ndërtojmë një Kryeqytet më funksional dhe më të sigurt për të gjithë!