Pas disa muajve, ka përfunduar telenovela e quajtur Kylian Mbappe.
Sulmuesi francez këtë të enjete ka njoftuar klubin e PSG-së se nuk do ta vazhdoj kontratën dhe do të largohet në fund të sezonit.
Sipas asaj që raporton gazeta franceze, ”L’EQUIPE”, Kylian njoftoi drejtuesit e PSG-së se kishte vendosur të largohej nga klubi këtë verë.
Sulmuesi e komunikoi vendimin e tij të martën në qendrën stërvitore Poissy. Kampioni i botës 2018 shprehu sigurinë për zgjedhjen e tij duke i kërkuar presidentit të Paris Saint-Germain të mos e teprojë.
Megjithatë Mbappe nuk ka vendosur ende se në cilin klub do të luaj sezonin e ardhshëm, me Real Madridin që është një prej mundësive më të mëdha.