Reperi Noizy është arrestuar në Shëngjin, raportojnë mediat në Shqipëri.
Arrestimi i tij është bërë nga policia e Lezhës në Shëngjin teksa këngëtari i njohur ishte nisur për të performuar në një klub në qytetin bregdetar.
Ka patur kërkesë nga Kosova për arrestimin e tij, pasi ishte shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës për rrahje të rëndë.
Ka qenë një pikë kontrolli në zonën e Kunës që kanë bërë arrestimin dhe me pas është marrë nga operacionaila e Tiranës.
Në kërkim nga Policia e Kosovës është shpallur edhe reperi tjetër Stresi.
Noizy dje kishte thënë se nuk është në arrati dhe se nuk ka gisht në rrahjen në një klub nate në Pejë.
Njoftimi i Policisë:
Kapen nga Fast Albania dhe vihen në pranga 2 shtetas të kërkuar nga Policia e Kosovës.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, nga Drejtoria e Forcës së Posaçame Operacionale, Sektori për Kërkimin, Njësia “FAST Albania” në Departamentin e Policisë Kriminale në PSH, është marrë informacion nga FAST Kosova, për 2 shtetas të kërkuar për llogari të Kosovës, që mund të fshiheshin në Shqipëri.
Menjëherë, FAST Albania, bazuar në inteligjencën policore, bëri të mundur lokalizimin e 2 të kërkuarve, dhe në kuadër të operacionit policor “Fast”, kapi në Lezhë dhe arrestoi 2 shtetasit e shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, konkretisht shtetasin R. R., nga Durrësi, dhe shtetasin B. B., nga Prishtina.
Kapja dhe arrestimi i tyre u bënë me qëllim ekstradimin në Kosovë.