Kancelarja gjermane Angela Merkel ka uruar të zgjedhurin për president në Amerikë, Joe Biden, duke vlerësuar miqësinë trans-atlantike midis këtyre dy vendeve si të pazëvendësueshme.
Ajo ka shtuar se mezi pret të punojë me Biden.
“Urime! Populli Amerikan ka marrë vendimin e tij”, tha Merkel në një deklaratë, shkruan DW, transmeton Klan Kosova
“Joe Biden do të jetë Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Unë i uroj sinqerisht fat të mirë dhe çdo sukses dhe unë gjithashtu do të doja të uroja Kamala Harris, zëvendëspresideten e parë femër e zgjedhur në historinë e vendit tuaj. Unë pres të punoj me Presidentin Biden. Miqësia jonë trans-atlantike është e domosdoshme nëse duam të merremi me sfidat kryesore të kohës sonë”, tha mes tjerash Merkel.