Trupat ruse dhe mercenarët po zhvendosen në rajonin e Donbasit në lindje të Ukrainës, tha Ministria e Mbrojtjes e Britanisë.
Mercenarët janë nga grupi Wagner i lidhur me shtetin rus.
“Trupat ruse po vazhdojnë të konsolidohen dhe riorganizohen ndërsa ri fokusojnë ofensivën e tyre në rajonin e Donbasit në lindje të Ukrainës”, tha Ministria e Mbrojtjes e Britanisë në përditësimin e saj të fundit të inteligjencës.
Grupi Wagner është një kompani private ushtarake me lidhje të dyshuara me Kremlinin, i cili më parë është akuzuar për krime lufte, përcjell Gazeta Stop
Ministria e Mbrojtjes tha më parë se grupi Wagner pritet të vendosë më shumë se njëmijë mercenarë, përfshirë drejtues të lartë të organizatës, për të marrë pjesë në operacionet luftarake.