Heqja dorë nga duhani mund të jetë një mision i vështirë por kjo nuk do të thotë që është e pamundur.
Më poshtë do të lexoni disa këshilla për t’i rezistuar këtij vesi të rrezikshëm.
Uji dhe ushqimet
Pini ujë të ftohtë me pipëz.
Në këtë mënyrë do të zëvendësoni refleksin thithës të cigares.
Për më tepër, kështu do të lehtësohet çlirimi i dopaminës, një substance që përmirëson humorin.
Ngrënia e racioneve të vogla e të shpeshta të ushqimit gjithashtu zbut dëshirën për cigare.
Zgjidhni barishte dhe perime që mos të shtoni në peshë.
Përmirësime të menjëhershme
Mbani shënime për ndryshimet që ndodhin në jetën tuaj: kursimi i parave, aroma më e mirë, ndjesia e kontrollit dhe energjia.
Larja e dhëmbëve
Me lënien e duhanit, goja nuk do të mbajë më erë të keqe.
Lajini dhëmbët shpesh dhe nuk do të dëshironi të ndizni një cigare për të ndotur dhëmbët e pastër.
Mos pini alkool
Alkooli shkon shumë me duhanin dhe mund të luhatë dëshirën për vetëkontroll.
Qëndroni në vende ku nuk pihet duhan
Shkoni në kinema, bibliotekë apo bare ku nuk pihet duhan.
Këto vende të shpërqendrojnë nga dëshira.
Kujtohuni për arsyet që ju shtynë ta lini duhanin
Lërini shënime vetes që të kujtoheni për arsyet që ju shtynë të hiqni dorë nga ky ves.
Jini aktivë
Aktiviteti fizik është një shpërqendrim mjaft i mirë nga dëshira për të pirë cigare.
Ecja është një alternativë por më pas mund të kryeni ushtrime dhe aktivitete të tjera.
Mbusheni kalendarin
Në javët e para, mbusheni kalendarin me aktivitete ku duhet të merrni pjesë.
Bëni plane me miqtë dhe familjen.
Sa më të zënë të jeni aq më pak do të keni dëshirë të pini cigare.
Përtypuni
Në vend të cigares, përtypni një çamçakëz, karamele ose një karotë.
Mbani diçka me vete gjatë gjithë kohës.
Kujdes me kafenë
Kafeina ju ndihmon të jeni më energjikë në shumicën e rasteve.
Por në rastet e lënies së cigares ajo ju bën të ndiheni me të tensionuar dhe të stresuar.
Mos hiqni dorë
Kur të keni kaluar dy javët e para, do të ndiheni shumë më mirë.
Por kujdes mos bini pre e tundimeve.
Edhe nëse bëni një gabim mos jini të ashpër me veten.
Qëndrojini zotimit tuaj. /AgroWeb.org