Asgjë nuk duhet të shkojë dëm në kuzhinë. Një kuzhinier i mirë duhet patjetër të veprojë në mënyrën e duhur me qëllim ruajtjen dhe ripërdormin e çdo ushqimi të mbetur.
Ndër këshillat praktike, të cilat mund të ndihmojnë në përdorimin e përbërësve duke reduktuar sasinë e mbetjeve ushqimore është planifikimi.
Mund të reduktohet sasia e mbetjeve ushqimore duke planifikuar vaktin e ardhshëm. Por duhet ditur se për të bërë këtë nuk është e nevojshme që të ndiqet detyrimisht një recetë të caktuar, pasi kjo shpesh çon në blerjen e shumë përbërësve që nuk do të përdoren më kurrë.
Blerja në sasi të vogla
Duhet blerë vetëm atë që nevojitet për një periudhë të shkurtër kohore. Kjo është gjithashtu një mënyrë e mirë për të ruajtur të freskëta perimet, zarzavatet dhe frutat.
Konservimi dhe etiketimi i ushqimit
Duke i ruajtur ushqimet në kontejnerë në frigorifer, ose në një vend të errët dhe të freskët, ato do të zgjasin edhe më tepër. E rëndësishme është gjithashtu edhe etiketimi i këtyre produkteve. Kjo strategji mund të ndihmojë duke lehtësuar punën kur bëhet fjalë për një gatim që duhet përgatitur në çast.
Ripërdorimi i ushqimit të mbetur
Ushqimi i mbetur nga një vakt i mëparshëm jo vetëm që mund të konsumohet sërish, por është edhe një mundësi për të krijuar diçka të re.
Përdorimi i secilit përbërës
Që nga uji i makaronave, e deri te kockat, çdo gjë mund t’i shërbejë një funksioni të caktuar, duke sjellë në tryezë një larmishmëri pjatash.
Shumë kultura përdorin çdo mbetje ushqimi, por ndonjëherë mund të duhen pak më tepër njohuri për të mësuar se si të përdoren të gjitha. /Agroweb