Ai speci djegës që hëngre rezultoi më pikant nga ç’kishe parashikuar? Ule gotën me ujë sepse nuk do të ndryshojë asgjë. Ja cilat janë mënyrat më të mira për të qetësuar menjëherë gojën pas konsumimit të një ushqimi shumë pikant, nga më pak efektivja tek më efektivja.
Uji me akull – Uji shërben si mjet transporti për molekulat djegëse në gojën tuaj, por ftohtësia e akullit ndihmon në mpirjen e ndjesisë së përvëlimit.
Alkooli – Një birrë e ftohtë duket një metodë e mirë për të qetësuar një gjuhë të përvëluar pasi molekulat që shkaktojnë djegien treten më mirë në alkool se në ujë.
Buka – Buka krokante dhe koret e saj ndihmojnë në hutimin e nervave të gjuhës duke i fokusuar ato tek një sinjal i ri, duke “harruar” djegien.
Bulmeti – Produktet e bulmetit që janë më të pasura në yndyra se në ujë janë më efektive në qetësimin e djegies nga ushqimet pikante.
Gjalpi i kikirikut – Surprizë! Gjalpi i kikirikut qetëson mrekullisht djegien nga ushqimet pikante, veçanërisht nëse është me copëza kikirikësh krokant në përbërje. /Neps.al/