Mënyra më e mirë e përgatitjes së spinaqit

Spinaqi është lloj ushqimi që ju pëlqen vetëm kur arrini në moshën e tretë të jetës. Mirëpo, spinaqi i gatuar në këtë mënyrë adhurohet madje edhe nga fëmijët.

Spinaqi është një “superushqim”, për shkak të materieve të shumta ushqyese. I siguron trupit proteina, hekur, vitamina dhe minerale.

Për të ruajtur sa më shumë përbërës të shëndetshëm spinaqi, është e nevojshme që ta zieni sa më pak, posaçërisht nuk duhet ta ekspozoni në temperaturë të lartë.

Mënyra më e thjeshtë e gatimit të spinaqit është përgatitja në avull. Kjo nënkupton që sa më pak ta mbani në ujë të valuar, në ujë me pak kripë – mjaftueshëm janë pak minuta.Reklama

Përzieni pak minuta dhe menjëherë kullojeni. Natyrisht, para këtij procesi lajeni mirë. Pastaj përgatiteni në mënyrën e zakonshme: Nxehni pak vaj në tigan dhe fërgoni hudhrën. Shtoni një lugë miell dhe përzieni vetëm sa të zbardhet. Përzieni.

Kur të gjitha të nxehen dhe të fillojnë të dendësohen, shtoni pak nga pak qumësht. Pastaj spinaqit të përgatitur në këtë mënyrë hidhni erëza dhe shërbejeni.

Është mirë që të bëni një sasi që do ta hani menjëherë, pasi nuk rekomandohet rinxehja.