Njëri ndër futbollistët më të rëndësishëm të Llapit, Mentor Zhdrella, në stinorin e ri nuk do të jetë pjesë e skuadrës llapjane.
Këtë e ka konfirmuar vet faqja e skuadrës llapjane, e cila me këtë rast ka falenderuar futbollistin për katër vitet e kaluara në Podujevë.
“Pas një periudhe 4 vjeçare të bashkëpunimit, klubi dhe kapiteni Mentor Zhdrella kanë ndarë rrugët. Si çdo fillim tjetër që e ka fundin edhe në futboll një fillim çdo herë do ta ketë mbarimin. Ishim krenar si klub që shiritin e kapitenit në dy edicionet e fundit e barti katër herë futbollisti më i mirë në Kosovë, Mentor Zhdrella. E mbase edhe si kapiten arriti ta ngris trofeun historik të Kupës së Kosovës të fituar më 12 maj”, thuhet në njoftimin e Llapit.
Mesfushori 30-vjeçar në këtë stinor ka shënuar 2 gola në 18 paraqitje në Superligë.