Mëngjesi më i mirë për shëndetin e zemrës

Kur zgjoheni nga gjumi dhe shkoni në kuzhinë për ta përgatitur mëngjesin, mund të synoni që në vaktin tuaj të ushqimit të përfshini artikuj të shëndetshëm si, drithërat dhe ndoshta disa fruta për t’ju siguruar lëndët ushqyese të nevojshme për ta mbajtur trupin në formë të shkëlqyer, dhe për t’ua siguruar energjinë që ju duhet për ta kaluar ditën.

Një hulumtim i ri ka vërtetuar se shtimi i vezëve në vaktin tuaj të mëngjesit mund të kontribuoj në mbrojtjen e zemrës, raporton portal “Eat This, Not That”.

Në studimin e fundit të publikuar në gazetën “eLife”, 4.778 pjesëmarrës të moshës 30 deri në 79 vjeç u pyetën se sa shpesh hanë vezë për mëngjes, si dhe ushqime tjera si orizi, mishi dhe perimet.

Kur ekspertët shëndetësorë e kontrolluan gjakun e pjesëmarrësve në hulumtim, zbuluan se ata që hanin rregullisht vezë kishin më shumë apolipoproteinë A1 në sistemet e tyre, e cila mund të çojë në molekula lipoproteine ​​me densitet të lartë, që ndihmojnë në parandalimin e sulmeve në zemër dhe goditjes në tru. Përtej kësaj, ata që i kishin bërë vezët pjesë të dietës së tyre, kishin më pak metabolite që lidhen me sëmundjet e zemrës.

Në tërësi, rezultatet e hulumtimit ofruan një shpjegim të mundshëm sesi ngrënia e një sasie të moderuar të vezëve mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër sëmundjeve të zemrës.

Në të njëjtën kohë, hulumtuesit e pranuan që duhet bërë më shumë studime për ta verifikuar rolin që luajnë metabolitet e lipideve në lidhjen midis konsumit të vezëve dhe rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare.