Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi sot ka vizituar Drenicën, ku ka takuar edhe Fadil Bekën, mjek i luftës në UÇK.
Ai u shpreh se përgjatë vizitës, doktor Fadili kujtonte 27 prillin e vitit 1998, ditën kur në këtë spital u krye operacioni i parë kirurgjik me anestezion të përgjithshëm për të shëruar plagët e komandantit Mujë Krasniqi – Kapuçi.
Ai gjithashtu tha se, kontributi i doktor Fadilit në luftë është i shumëfishtë.
Ndër të tjera shtoi se ka vizituar edhe ambulantën e parë UÇK-së, të cilën ai e kishte hapur në shkurt të vitit 1998 në shtëpinë e tij, në fshatin Ticë, për të trajtuar të plagosurit e Zonës së Drenicës.