Një prej banoreve që ka vëmendje më të madhe në Big Brother VIP Kosova është Xhuli Nura.
Që kur nisi spektakli ajo është përfshirë në shumë debate të forta dhe diskutime me banorët e tjetër.
Por, hyrja e Atdhe Xharavinës e ndryshoi rrjedhën e lojës dhe Xhuli nisi një romancë me të që doli të ishte jetëshkurtër.
Dyshja për disa ditë u panë të afërt dhe në momente intime, megjithatë dyshime se Xhuli ka lënë hapur një histori me një person jashtë shtëpisë bën që Atdheu të distancohej nga ajo.
Ndarja e tyre u pa në mënyra të ndryshme, por kishte nga ata që edhe iu lumturuar faktit që marrëdhënia e dyshes u ndërpre.
Një nga ta është banorja e re, Melisa Lleshi e cila njihet prej kohësh me Atdhen dhe të dy kanë një shoqëri me njëri-tjetrin edhe jashtë shtëpisë së BBVK.
Ajo u shpreh se është e lumtur që Atdheu u nda nga Xhuli madje tha se asnjëherë nuk i ka besuar historisë së tyre.
“Mua më bëhet shumë qejfi që nuk janë bashkë, jo që jam keqdashës për lidhjen e tyre sinqerisht, por thjeshtë unë nuk kam besuar që nga fillimi, as Xhulin kundrejt Atdheut, e as Atdheun kundrejt Xhulit, ndoshta sepse nuk i besoj as lotët e Xhulit sepse jam vet tipi që kur më vijnë lotët askush këtu brenda nuk më sheh… u kam thënë që më duket lojë e të dyve dhe keni rënë në grackën e njëri-tjetrit, pas asaj që ndodhi me mua dhe Xhulin jam shumë e lumtur që nuk janë bashkë, ky është shoku im”, ka thënë Melisa.