Reperja e njohur shqiptare, Melinda Ademi ka marr vëmendje me një tjetër paraqitje të radhës.
Krijuesja e hitit “Melodia” ka ndarë për fansat e saj në Instagram disa fotografi ku dukej në formë të mirë dhe tejet atraktive.
E veshur me një trupore të shkurtër dhe me ngjyrë të verdhë, Melinda përshtati dukjen me dorëza dhe këpucë me taka.
Reperja e cila u kujdes që t’i vinte në pah këmbët joshëse, ndërsa pamja e saj u përfundua me një makijazh të theksuar dhe flokët e gjata dhe të zeza i la të kapura lart.
“E bëjë nxehtë si dielli”, ka shkruar Melinda në mbishkrimin e imazheve, teksa pranoj komente të shumta nga ana e ndjekësve që ishin kryesisht pozitive.
Kujtojmë që projekti i fundit i Melindës është “All Night” që u lansua në fillim të muajit maj dhe deri më tani ka grumbulluar mbi 9 milionë klikime në kanalin e YouTube.
Ndërkohë, krahas projekteve Melinda mbetet e angazhuar edhe me koncerte dhe mbrëmje muzikore. /Telegrafi/