Melinda Ademi dhe Bardhi kanë bashkuar sërish forcat për një tjetër projekt muzikor.
Bëhet fjalë për një këngë të tyre të re të titulluar “Mos ma prish”, e cila u kompletua edhe nga ana vizuale.
Teksti është shkruar nga vet artistët me producim nga Çelik Lipa në SBS Entertainment.

Videoja i është besuar produksionit të njohur, Entermedia.
Reperja edhe këtë herë vjen me paraqitje të mrekullueshme, siç shquhet për stilin unik.

Kjo është kënga e tyre e dytë së bashku pas “Ferrari”, të cilën e lansuan në fillim të qershorit.
Besohet që do të pëlqehet e pritet mirë nga publiku, e që tanimë ndodhet e plotë në kanalin YouTube.