Mehmeti: Sivjet Kosova me dy sfida, papunësinë dhe deficitin tregtar

Ish-guvernatori i Bankës Qëndrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, tha se viti 2023 nuk ka qenë i lehtë për Kosovën, si pasoj edhe cenimit të integritetit të Kosovës, nga sulmi në Banjskë.

Mehmeti, i cili tani udhëheq Institutin Hulumtues për Ekonomi dhe Financa, tha se është lajm i mirë fillimi i punës për hekurudhën me Shqipërinë. Ai tha se viti i kaluar ka pasur sfida për Kosovën, duke përfshirë, problemin me inflacionin në vend.

Ish-kreu i BQK-së, pret që Qeveria e Kosovës, të rritë investimet publike që do të kenë efekt në rritje të qarkullimit. Sipas tij, dy sfida i ka vendi edhe këtë vit.

‘Kosova me dy sfida, papunësinë dhe deficin tregtar”, theksoi ai për Info Plus në RTK.

Mehmeti foli edhe për normat e interesit bankar që së fundi janë rritur për shkak se Banka Qendrore Evropiane ka rritur normat e interesit.

Ish-guvernatori i Bankës Qëndrore të Republikës të Kosovës, Fehmi Mehmeti, tha se qeveria duhet të ketë në kordinim.me bizneset.

Ai bëri me dije se Institutit Hulumtues për Ekonomi dhe Financa i ka propozuar Qeverisë angazhimin e ekspertëve për hartimin e strategjisë për zhvillim e krijimin e një zone ekonomike.

Sipas tij, qeveria duhet të angazhohet më shumë për të krijuar kushte të favorshme për investime të huaja.

“Prioritetet që duhet t’i ketë Qeveria për zgjidhjen e problemeve dhe sfidave, janë që qeveria për të pasur zhvillim ekonomik dhe rritje ekonomike, nevojitet që qysh në fillim të formoj grupet punuese në nivel nacional të ekspertëve të ekonomisë që të krijojnë strategjinë e zhvillimit ekonomik në nivel nacional”, ka theksuar ai.

Mehmeti ka kërkuar që të ndryshohet edhe struktura tatimore në vend.

Sipas tij, politikat zhvillimore duhet të jenë të fokusuara në tërhequr e investimeve të huaja.

“Për të tërhequr investime të huaja nevojitet që të shpall një zonë ekonomike në nivel nacional, të orientoj buxhetin e shtetit në këtë zonë në mënyrë që investitorëve t’iu krijohen kushtet e favorshme për të investuar në Kosovë. Kjo zonë duhet të ketë zgjidhjen e problemit të infrastrukturës, sigurimin e rrymës 24 orë pa pasur nevojë investitorët të investojnë në fillim për gjenerator, t’iu ofroj investitorëve moratorium fiskal në bazë të vlerave të cilat do t’i investojnë dhe numrit të të punësuarve që do t’i punësojnë, subvencionoj për vitin e parë 50% të pagave të punonjësve për vitin e parë”, theksoi Mehmeti.