ish-guvernatori i Bankës Qëndrore të Kosovës (BQK) Fehmi Mehmeti ka takuar ish-kongresistin amerikan Joseph DioGuardi.
“Ishte kënaqësi të takoj në Prishtinë mikun dhe mbështetësin e Kosovës, kongresistin amerikan Joseph DioGuardi, i cili është sinonim i lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar Mehmeti në “Facebook”.
Sipas tij Kongresisti amerikan DioGuardi ishte zëri i Kosovës në politikën e ShBA-së në vitet e 90-ta, në kohën kur populli i Kosovës ishte në apartaid dhe nën dhunën sistematike të Serbisë.
“Faleminderit kongresist për gjithë angazhimin politik që ke bërë në mbështetje të qytetarëve dhe Kosovës”, tha ai.