Modelja shqiptare, Megi Pojani vijon të mbetet në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale, aty ku shfaqet gjithnjë provokuese.
Së fundmi, bukuroshja ka menduar të nxisë fantazinë e ndjekësve me një tjetër publikim, teksa shfaqet me një këmishë të hapur duke nxjerrë në pah gjoksin.
Por, Megi nuk e ka lënë me kaq, teksa i ka hedhur edhe më shumë “benzinë zjarrit” duke e shoqëruar postimin me shkrimin: “Mendoj se gjoksi im meriton minimalisht një certifikatë vlerësimi”.

Kujtojmë se prej disa muajsh, Megi Pojani është përfolur për një romancë me futbollistin e kombëtares, Endri Çekiçi.