Personazhi i njohur për publikun shqiptar, Megi Pojani, po rikthehet në ekranin shqiptar.
Kësaj radhe ajo u rikthye në ekran për të dëshmuar aftësitë e saj në vallëzim, shkruan lajmi.net.
Megi do të jetë pjesë e “Dancing with the stars”, ku tashmë tre nga konkurrentët e tjerë janë zbuluar.
Lajmi u konfirmua nga vetë faqja zyrtare e ‘Dancing With the Stars’ në Instagram: “Një showgirl si Megi! Kudo provokuese, por sa do të arrijë ta joshë jurinë e #DWTS? Suksese Megi!”, shkruhet në postim.
Sara Hoxha, Alban Nimani dhe Isli Islami, janë tre konkurentët e tjerë të këtij spektakli.