Edhe pse tepër e njohur në botën e mediave sociale dhe asaj të televizionit, Megi Pojani gjithmonë është treguar e rezervuar për sa i përket jetës private. Megi njihet për natyrën e saj ekspresive dhe provokuese dhe mesa duket ajo tashmë e ka gjetur dashurinë e saj.
Pas rikthimit në rrjetin social “Instagram”, ajo ka postuar disa fotografi nga mund të shohim që ajo po shijon disa ditë pushime në ishujt e Afrikës Lindore. Por ajo çfarë ra në sy ishte postimi i futbollistit të kombëtares, Endri Çekiçi.
Nga fotot e publikuara nga dyshja mund të shohim qartë që ata ndodhen në të njëjtin vend dhe se po shijojnë pushimet bashkë.
Endri është një futbollist mjaft i njohur i kombëtares së Shqipërisë dhe luan me ekipin turk të Konyasporit.
Ndërsa, Megi për momentin po shijon famën pas serialit “H.O.T”, dhe është pjesë e jurisë së emisionit “She’s on top”.