Mediat ndërkombëtare shkruajnë për dorëheqjen e Thaçit

Shumë pak kohë pas dorëheqjes së presidentit Hashim Thaçi pasi i është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale, mediat ndërkombëtare kanë shkruar rreth kësaj situate.

“Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dorëhiqet për t’u përballur me akuzat për krime lufte në gjykatë ndërkombëtare”, është titulli i Associated Pres.

Të njëjtin titull ia ka vënë artikullit edhe The Washington Post që po ashtu ka raportuar për këtë veprim të Thaçit.

“Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dorëhiqet për t’u përballur me akuzat për krime lufte në gjykatë ndërkombëtare”, është titulli që ia ka vënë The Washington Post.