Mediat aziatike: Kim Jong Un ka vdekur

Kim Jong Un thuhet se ka vdekur, sipas një rrjeti të transmetimit në Hong Kong.

Një zv / drejtor i televizionit satelitor HKSTV Hong Kong, një rrjet transmetimi i mbështetur nga Pekini në Hong Kong, pretendoi se Kim kishte vdekur, duke cituar një “burim shumë të fortë”, shkruan Ny Post.

Postimi është shpërndarë gjerësisht në mediat sociale, sipas një raporti në International Business Times.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un mungoi në një ngjarje tjetër të rëndësishme kombëtare sot, duke nxitur spekulime në lidhje me shëndetin e tij mes raporteve se një ekip ekspertësh mjekësorë u dërgua nga Kina për ta kontrolluar atë.

Koreja e Veriut sot festoi 88 vjetorin e themelimit të forcave të saj të armatosura, Ushtrinë Revolucionare Popullore Koreane – por që mungonte udhëheqësi suprem i vendit, Kim, sipas raporteve të medieve të Koresë së Jugut, shkruan Forbes.

Mungesa e Kim ka nxitur spekulime për shëndetin e tij, me raporte që variojnë se ai është i sëmurë rëndë pas një operacioni kardiovaskular deri në atë se ai tashmë ka vdekur, shkruan edhe Newsweek.

Reuters raportoi se një ekip duke përfshirë ekspertë mjekësorë u largua nga Pekini për të vizituar Kim Jong Un.

Mirëpo Reuters raportoi se një burim i Koresë së Jugut i tregoi të premten se Kim është gjallë, dhe ka të ngjarë të bëjë publik paraqitje së shpejti.