Bora Zemani ka qenë e ftuar ditën e djeshme (e shtunë) në emisionin e vëllezërve Veshaj, Donaldit dhe Romeos, “Më lër të flas”.
Ajo ka folur për shumë gjëra dhe mes tyre kanë treguar dhe se si kanë rregulluar raportet me njëri-tjetrin.
Prezantuesi zbuloi se fillimisht i ka shkruar këngëtares Semi Jaupaj që ta ndihmonte, duke qenë se është mike e ngushtë e Zemanit.
Dyshja po ashtu kanë zbuluar në studio dhe mesazhet e para që kanë shkëmbyer.
Donaldi: Me shumë telefonata ndaj Semit si fillim se më vinte zor t’i shkruaja Borës. Nuk dija se çfarë t’i shkruaja. I thoja Semit ti je oficeri im. Duhet të punosh shumë me të. E takova katër pesë herë Semin dhe më këshillonte deri sa më tha shkruaji vetë. Mesazhi i parë që i dërgova ishte “Dua të të shkruaj po nuk e di çfarë të them”.Reklama
Bora: Ti më kërkoje për të më takuar, unë të thoja nuk të takoj. Ti më thoje “më tako sa për të më dëgjuar, pastaj po deshe më helmo”.
Zeshkania në program kishte folur edhe për takimin e tyre të famshëm në fillim të Big Brother VIP, për të cilin tha se nuk do ta bënte nëse do të kishte një shans të dytë.