Prishtina vazhdon të jetë në krye të listës së qyteteve me më së shumti raste aktive me COVID-19 në Kosovë.
Të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se numri i rasteve aktive në kryeqytet ka rënë në 271.
Pas Prishtinës, qytetet me më shumë raste aktive janë Gjilani me 89 dhe Ferizaj me 87 raste aktive me koronavirus.
Gjatë 24 orëve të fundit, në tërë Kosovën janë regjistruar 46 raste të reja pozitive me COVID-19. Nga ky numër, 17 raste të reja janë shënuar vetëm në Prishtinë.
Numri i të shëruarve me COVID-19 brenda 24-orëve të fundit ishte më i lartë se i rasteve pozitive. Nga gjithsej 187 të shëruar në tërë Kosovën, 35 shërime janë regjistruar në komunën e Prishtinës.