Me shitjen e emrit të stadiumit për ndihmë të prekurve me koronavirus, Barcelona futet në mesin e shumë klubeve që kanë bërë të njëjtën gjë

Barcelona i ka hedhur në shitje të drejtat e emërtimit të Camp Nou tash e disa ditë dhe me parat e fituar do të krijohet një fond për luftën kundër koronavirusit.

Të shiten të drejta e sponsorizimi për stadiumet është bërë e zakonshme në të gjithë Evropën, por kush janë saktësisht këta sponsorë që dhënë miliona për klubet?


Nga 18 klubet në Bundesligën e Gjermanisë, 14 prej tyre shesin të drejtat e emërimit të stadiumit.

Me industrinë e automobilave të madh në Gjermani, prodhuesit e makinave Opel dhe Volkswagen sponsorizojnë klube si Mainz dhe Wolfsburg.

Leipzig sponsorizohet dhe zotërohet nga Red Bull, kështu që nuk është për t’u habitur që stadiumi quhet Red Bull Arena.

Sa i përket Schalke , ata ia shesin të drejtat e tyre Veltinsit – që është një birrë.


Nga La Liga te Liga Premier  

Atletico Madrid – ia ka shituar të drejtat konsorciumi kinez Wanda, ndërsa Real Sociedad – kompanisë së sigurimeve Reale.

Këto – janë dy klubet e vetme në La Liga Santander që kanë shitur të drejtat e emrave për stadiumet e tyre.

Sa i përket Ligës Premier, stadiumet e Arsenalit dhe Manchester Cityt sponsorizohen nga linjat ajrore të Lindjes së Mesme – Emiratet dhe Etihad.

Serie A dhe Ligue 1 mbeten kryesisht të paprekura nga stadiumet e sponsorizuara, megjithëse Juventus sponsorizohet nga kompania e sigurimeve Allianz dhe Velodrome e Marseille sponsorizohet nga kompania e telefonit Orange.


NBA: Pizza, smoothie e kazino

Emrat e stadiumeve dhe palestrave në SHBA janë në një botë tjetër.

Neë Orleans Pelicans luajnë në Smoothie King Center, Detroit Pistons luajnë në Caesars Little Arena (një restorant i pizzave) dhe Phoenix Suns luajnë në Talking Stick Resort Arena (një hotel me kazino).


/Telegrafi/