Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka konfirmuar kthimin e saj në Partinë Demokratike të Kosovës.
Përmes një postimi në Facëbook Çitaku e ka krahasuar kthimin e saj në PDK me largimin e Lionel Messit nga Barcelona.
“Messi po largoher nga Barcelona, e unë po kthehem në PDK #lluge#krejtmukaperzi”, ka shkruar Çitaku.
Edhe pse nuk ka ende asgjë zyrtare, nënkryetarët e rinj të kësaj partie pritet të jenë: Vlora Çitaku, Ramë Buja, Enver Hoxhaj dhe Uran Ismaili.