Legjenda argjentinase Lionel Messi do t’i bashkohet skuadrës amerikane Inter Miami pas largimit nga Paris Saint-Germaini, bëjnë të ditur mediat e njohura botërore të mërkurën.
Ish-ylli i Barcelonës ka refuzuar një ofertë të jashtëzakonshme nga skuadra arabe Al-Hilal.
Marrëveshja me Inter Miamin do të përfshijë edhe bashkëpunimin me Adidasin dhe Applein.
Kjo është hera e parë që 35-vjeçari do të luajë jashtë Evropës.
Messi ka fituar çdo gjë të rëndësishme në nivel klubesh dhe kombëtare. Është shpallur shtatë herë lojtari më i mirë në botë. Dhe tani fundin e karrierës po e shijon larg Evropës.