Të gjithë përdoruesit e Firefox tashmë do të jenë të mbrojtur nga funksionaliteti “Total Cookie Protection” që do të jetë i aktivizuar automatikisht, shkruan Bloomberg.
Mozilla e quan si mbrojtja më e fuqishme e privatësisë në një shfletues sepse bllokon ‘cookiet’ në faqet ku krijohen.
‘Cookiet’ izolohen duke parandaluar kompanitë e gjurmimit të hyjnë për të monitoruar aktivitetin pa dijeninë tuaj.
Mozilla lansoi funksionalitetin më 2021 dhe më përpara ishte aktivizuar automatikisht vetëm në modalitetin e privatësisë.
Tani të gjithë përdoruesit e Firefoxit në desktop mund të përfitojnë nga privatësia e shtuar pa aktivizuar asgjë manualisht. Në fillim të vitit, Mozilla solli “Total Cookie Protection” në Firefox Focus, shfletuesit e privatësisë për Android.
Edhe Microsoft Edge ka funksionalitete të ngjashme, por përdoruesit duhet manualisht të aktivizojnë modalitetin strikt për t’i parandaluar ato t’iu gjurmojnë.