Me këtë deklaratë, Arbenita u jep fund spekulimeve rreth ndarjes nga Fero

Modelja Arbenita Ismajli ka treguar se është në lidhje, në një intervistë në YouTube.

Fero dhe Arbenita janë gjithmonë në krye të medieve roze për lidhjen e tyre, së fundi u përfol se ata ishin ndarë përfundimisht para pak kohe, shkruan lajmi.net.

Me disa InstaStory të publikuara nga vet modelja, u supozua se ajo ndihej e përdorur nga Fero sepse sipas atij postimi, ‘ai kishte pasur interes nga ajo’.

Së fundi, modelja i fton të gjithë ta shikojnë intervistën e fundit ku kjo merr pjesë bashkë me një modele tjeter.

Në njërën prej pyetjeve Arbenita përgjigjet se ’emoji’ i fundit që i ka dërguar dikujt ka qenë të dashurit të saj dhe se fotografia e fundit në telefon është foto e ruajtur nga biseda me të dashurin e saj.

Por, ajo nuk do ta publikojë atë sepse thotë “nuk dua që vajzat ta marrin numrin e të dashurit tim”.

Me këtë, Arbenita la të kuptohej se ajo dhe Fero janë ende bashkë.