Presidenti i Shri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, është arratisur nga vendi i tij gjatë natës së kaluar vetëm pak orë para se të tërhiqej si pasojë e krizës ekonomike që shkaktoi mungesë të madhe të ushqimit dhe derivateve.
Presidenti, gruaja e tij dhe dy truprojat kanë shkuar me aeroplanin e forcave ajrore të Shri Lankës, që u nis nga qyteti Male drejt Maldiveve, bëri të ditur një zyrtar i emigracionit që deshi të mbetet anonim, transmeton Telegrafi.
Rajapaksa kishte pranuar të jap dorëheqje pas presionit të madh, e kryeministri Ranil Vikremesinger tha se do të tërhiqet kur të formohet qeveria e re.
Largimi i presidentit erdhi pas shumë muajve demonstrata që kulmuan të shtunën, kur demonstruesit u futën në shtëpinë e tij dhe në rezidencën zyrtare të kryeministrit të tij.
Forcat ajrore kanë njoftuar se janë siguruar të aeroplani i presidentit dhe gruas së tij ta kenë të hapur korridorin drejt Maldiveve, me miratimin e ministrisë së Mbrojtjes dhe se janë respektuar të gjitha ligjet e emigracionit dhe doganës.
Kriza politike në Shri Lankë eskaloi në fillim të vitit, si e pasojë e keqmenaxhimit të vendit në veçanti në fushën e ekonomisë, ku demonstruesit akuzuan drejtpërdrejt presidentin që sipas tyre qeverinë e ka cilësuar si biznes familjar.