Alexis Mac Allister nuk njihej shumë përpara fillimit të Botërorit Katar 2022, edhe pse luan në Premier League me Brighton. 24-vjeçari nuk e nisi Kupën e Botës si titullar, por e fitoi vendin në formacion dhe nuk e lëshoi më, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në mesfushën e kampionëve të rinj të botës.

Një mesfushor modern që bën gjithçka mirë, ndërkohë që nuk e harron momentin e parë që takoi Leo Messin, idhullin e tij të madh, moment që e kujton në një prononcim për B/R Football.