Më 6 shkurt mbahet ankandi i radhës i letrave me vlerë

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 06 shkurt 2025 do të mbahet ankandi i parë për vitin 2025.

Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro. Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.