Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës njofton se më 6 prill përfundon afati për aplikim për tërheqjen e 10-përqindëshit.
Sipas Trustit, pas kësaj date kontribuuesit nuk mund të aplikojnë për këtë shërbim.
“I njoftojmë të gjithë kontribuuesit që nuk kanë aplikuar për tërheqjen e 10%-shit se më datë 6 prill 2021 përfundon afati për aplikim. Webfaqja për aplikim është: www.trusti10.org. Siç e ka përcaktuar Ligji, pas 6 prillit 2021 nuk do të mund të aplikohet për tërheqjen e 10%-shit”, thuhet në njoftim.
Deri në fund të muajit shkurt 2021, janë 421 mijë kontribuues që kanë aplikuar suksesshëm për tërheqjen e 10-përqindëshit.
Kurse, vlera e mjeteve që kanë tërhequr qytetarët e Kosovës nga Fondi Kursimeve Pensionale kap shumën e 195 milionë eurove.