Më 12 prill fillon muaji i shenjtë i Ramazanit

Edhe pak javë na ndajnë nga muaji i shenjtë i Ramazanit, ku bazuar në kalendarin mysliman agjërimi fillon me datën 12 prill, ditën e hënë, shkruan Gazeta Stop.

Të gjithë besimtarët e fesë islame do të agjërojnë për 30 ditë rresht, gjithsej i bie 1 mijë e 441 orë.

Muaji i shenjtë i Ramazanit do të përfundojë më 11 maj, ditë e martë.

Gjatë muajit të Ramazanit, myslimanët janë të obliguar të agjërojnë çdo ditë nga agimi deri në perëndim të diellit.

Po ashtu, agjërimi i Ramazanit është një nga pesë shtyllat e Islamit.