Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë, ka publikuar të gjitha urdhrat e Qeverisë së Shqipërisë për të frenuar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit në vend, pas konfirmimit të dy rasteve të para.
Ministrja Ogerta Manastirliu ka urdhëruar:
1- Mbylljen e të gjitha institucionet arsimore publike dhe jo publike në vend për një periudhë dy javore.
2- Janë mbyllur aktivitetet publike dhe jopublike. Anulohen grumbullimet masive në vende të mbyllura apo të hapura. Përfshirë këtu: Aktivitete sportive, kulturore dhe konferenca deri më 3 prill.
3- Është urdhëruar kufizimi i lëvizjes së shoqëruesve ose familjarëve të pacientëve nëpër spitale. Një gjë e tillë do të lejohet vetëm kur janë pajisur me lejen e drejtorive të spitaleve
4- Është urdhëruar vetëkarantinimi i të gjithë personave që hyjnë nga zonat e prekura të Italisë në Shqipëri. Moszbatimi i këtij urdhri do të jetë i dënueshëm me gjobë.