Sot është kompletuar xhiroja e 24-t e BKT Superligës së Kosovës në futboll.
Të dyja ndeshjet e sotme përfunduan baras.
Drita dhe Gjilani luajtën 1:1 në derbin e Anamoravës, kurse Llapi e Drenica barazuan po ashtu, 3:3 në një ndeshje spektakolare dhe me plot emocione dhe dramë.
E me dy ndeshjet që zgjatën nga 100 e më shumë minuta, tashmë dihet se si duket edhe tabela e ligës elitare.
Ballkani, përkundër humbjes së djeshme nga Malisheva, e ruajti primatin dhe tash e ka një pikë më shumë se Gjilani, i cili nuk diti ta shfrytëzonte rastin për ta marrë kreun e tabelës.
E dështimin e ekipit Portokalli nuk ditën ta shfrytëzonin as Drita e Llapi, të cilat mbetën prapa në luftë për titull.
Më poshtë mund ta shihni tabelën e Superligës pas 24 xhirosh të zhvilluara.