Lëngu i gjetheve të manit është një thesar shijesh dhe vlerash që përftohet nga gjethet e manave. Kjo pemë e rëndësishme rritet me bollëk në Shqipëri, por edhe në shumë vende të tjera të botës. Manat e zinj dhe ato të bardhë janë më popullorët në mesin e 10 kultivarëve të ndryshëm të këtij fruti.
Shqiptarët dhe lexuesit në veçanti janë të mirëinformuar, jo vetëm për shijen e mrekullueshme të manave, por edhe për vlerat shëndetësore të tyre. Tani, do të mësoni për karakteristikat e jashtëzakonshme të gjetheve të manave që mblidhen, thahen dhe më pas bëhen çaj. Gjethet e manave përdoren gjerësisht në mjekësinë popullore për problemet me shikimin, pastrimin e mëlçisë dhe forcimin e zemrës. Sipas të dhënave këto gjethe ndihmojnë edhe për një paraqitje të shëndetshme të lëkurës, kundër kollës dhe të ftohtit, për qarkullimin e gjakut, apo kundër dhimbjeve të stomakut.
Vlerat shëndetësore të lëngut të gjetheve të manave:
Sipas të dhënave gjethet e manave përmbajnë 25 herë më shumë kalcium se sa qumështi. Për më tepër, ato përmbajnë edhe dhjetë herë më shumë fibër se çaji jeshil dhe më shumë hekur se spinaqi.
Minerale dhe antioksidantë
Antioksidantët si beta karoteni dhe acidi askorbik, gjenden me shumicë tek manat dhe gjethet e tyre. Ushqimet e pasura me beta karoten ndihmojnë në largimin e radikaleve të lira nga organizmi.
Ul nivelet e glukozës në gjak
Studimet në lidhje me diabetin kanë arritur në konkluzionin se niveli i glukozës në gjakun e pacientëve që pinin ekstrakt të manave, ulej ndjeshëm në dy orët e para pas pirjes së këtij ekstrakti.
Ul kolesterolin e keq
Çaji i gjetheve të manave ndihmon në uljen e triglicerideve dhe kolesterolit të keq, rrjedhimisht duke i ardhur në ndihmë zemrës.
Lufton të ftohtin
Lëngu i gjetheve të manave përdoret për të trajtuar problemet me mëlçinë. Ai përdoret edhe kundër dhimbjeve të kokës, kollës, dhimbjeve të syve, etheve dhe acarimeve të fytit. Ky çaj përdoret edhe për të zmbrapsur simptomat e të ftohtit dhe shmangur rritjen e baktereve.
Përmban magnez
Magnezi është thelbësor për funksionin e nervave, muskujve dhe zemrës. Ai rrit energjinë e metabolizmit, forcon kockat, ndihmon sistemin imunitar, mban nën kontroll nivelet e sheqernave në gjak dhe ruan tensionin e gjakut në nivele normale.
Tonik për gjakun
Sipas të dhënave çaji i gjetheve të manave përmirëson qarkullimin e gjakut, e pastron atë dhe forcon sistemin në përgjithësi. Ky lëng qetëson nervat dhe pasuron gjakun. Ai pastron mëlçinë dhe forcon veshkat.
Si të përgatisni lëngun e gjetheve të manave:
Zieni 250 ml ujë dhe më pas hidhni një lugë çaji me gjethe të thata manash. Ziejini së bashku për 3-5 minuta, kullojeni dhe shtoni ëmbëlsuesin e preferuar./AgroWeb