Mbrojtja kundërshton procesin e 10 mijë materialeve potencialisht shfajësuese nga Prokuroria

Prokuroria e Dhomave të Specializuar tha do t’i dorëzojë mbrojtjes të ish-krerëve të UÇK-së 10 mijë materiale potencialisht shfajësuese për ata.

Prokurorja ka thënë se provat do t’i nxjerrin deri me datën 31 maj 2020, por me këtë s’u pajtua mbrojtja, njofton Klan Kosova.

Avokati i Hashim Thaçi, David Hooper, ishte i shkurtë në kundërpërgjigje.

“Në qoftë se thonë se mund të realizojnë nxjerrjen e materialeve deri në fund të majit pse nuk e bëjnë këtë”.

Por, avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, tha se nuk është sjellje e përshtatshme e prokurorisë sepse në këtë mënyrë po ia pamundëson mbrojtjes të hetojë.

“Jam i zhgënjyer që të shohë Prokurorinë se dëshiron të përfitojë nga fakti që mbrojtja duhet të kryejë një hetim të hollësishëm në mënyrë që të përligjë zgjatjen e afatit për ndërtimin e materialve që e ka për detyrë t’i dorëzojë. Mbrojtja e merr si pikënisje të hetimeve të veta ditën kur prokuroria do të përfundojë me dorëzimin e materialeve. Nuk është një sjellje e përshtatshme e prokurorisë që të sugjerojë nxjerrjen e materialeve paraprakisht si një objektivë të padëshirueshme, sepse në këtë mënyrë ia ulë mundësinë mbrojtjes për të hetuar. Këtë po e propozon prokuroria, faktikisht, kur thotë po ua jap 31 majin e vitet të ardhshëm si afat për dorëzimin e këtyre materialeve, pastaj thonë se nëse mbrojtjes i duhet 18 muaj për të kryer hetimet e veta atëherë këtë datë do të kërkojmë që ta lëvizim për më vonë”.

Ai gjithashtu shtoi se prokuroria duhet t’i përmbahet të drejtave fundamentale për një gjykim të drejtë dhe se ajo duhet t’i përmbahet afatit që ka përcaktuar në maj.

Avokati i Rexhep Selimi, David Young, tha se nëse vazhdohet me këtë proces do të përkeqësohet puna.

“Prokurorisë i lejohet që të vonojë dorëzimin e materialeve dhe të mos i jep mbrojtjes mundësi që të ndalojë dhe analizojë çështjen. Ajo që do ta kisha propozuar është që të merrni parasysh procesin e Gilotinës, kur duhet t’i vihet pika procesit të nxjerrjes së materialeve. Nëse vazhdojmë ashtu sikur po shkojnë punët për momentin atëherë do ta kemi të vështirë më tej në proces”.

Ndërsa, avokatja e Jakup Krasniqit, Venkatesëari Alagendra,

“Ne kërkuam që prokurorisë t’i jepet data deri më 31 maj për dorëzimin e këtyre materialeve që t’i mundëosohet mbrojtjes t’i bëjë përgatitjet e veta për gjykim”.